Trafikuan tonelata me drogë dhe armë nga Shqipëria/ Arrestohen 20 persona në Itali, mes tyre tre shqiptarë
Karabinierët në Bari kanë arrestuar 20 persona, të cilët dyshohet se kanë trafikuar sasi të mëdha droge nga Shqipëria drejt Italisë.
Në artikullin e “Corriere della Sera”, thuhet se përveç drogës, grupi kishte trafikuar edhe pistoleta apo pushkë automatike.
Në mesin e të arrestuarve janë edhe tre shqiptarët, Kristo Janku i njohur me nofkën “Daja”, Ilirjan Gjonxha dhe Harrila Helmi.
Gjatë operacionit janë sekuestruar 10 pistoleta, dy kallashnikovë dhe një pasuri prej 1 milion eurosh.
Sipas mediave italiane, grupi kishte rritur armatimin për të vendosur dominimin në zonë, edhe pse njihet si territor i “Sacra Corona Unita”.
Në mesin e objekteve të sekuestruara ishin edhe 8 gomone, që përdoreshin për trafikun e lëndës narkotike.
Arrestimet vijnë si rezultat i një hetimi të periudhës dhjetor 2015-shkurt 2017.