Skip to content
Kryesore

Trafiku i kokainës në lëkurë gjedhi/ Të arrestuarit mbërrijnë në gjykatë

· 1 min lexim

Disa prej të arrestuarve për trafikun e kokainës nga Amerika Latine kanë mbërritur në Gjykatën e Posaçme.

Gjatë një operacioni të zhvilluar nga SPAK, u zbulua një laborator i kokainës dhe u arrestuan 10 persona, përfshirë 3 shtetas të huaj.

Të gjithë të arrestuarit do të dalin sot përballë Gjykatës së Posaçme për shqyrtimin e masave të sigurisë.

Operacioni u realizua gjithashtu në zonën e njohur si “Kodra e Diellit 2”, ku shtetasit e huaj dyshohet se kishin rol si “kimistë” për ndarjen e kokainës nga lëkurët e bagëtive.