Skip to content
Kryesore

Trafikoi një automjet të vjedhur në Belgjikë, nën hetim 49-vjeçari në Qafë-Botë

· 1 min lexim

Një 49-vjeçar është kapur në pikën kufitare Qafë-Botë, pasi ka trafikuar një automjet të vjedhur në Belgjikë. Mësohet se 49-vjeçari është proceduar penalisht. Ndërkohë, materialet iu referuan Prokurorive për veprime të mëtejshme.

Pjesë nga njoftimi:

Seksioni i Hetimit dhe ZMPKT në pikën kufitare Qafë-Botë, referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin 49 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri një automjet tip “Toyota” që rezulton i vjedhur në Belgjikë.