Skip to content
Të Gjitha

Trafik i rënduar në hyrje të kryeqytetit, qytetarët bllokohen në makina prej disa orësh

· 1 min lexim

Trafiku në autostradën Tiranë-Durrës prej kohësh është diçka normale dhe e pashmangshme.

Çdo ditë të vitit, verë e dimër trafiku fillon nga Qafa e Kasharit deri te ish-sheshi Shqiponja dhe vetëm ata që mbeten në trafik e dinë se çfarë do të thotë kjo.

Por edhe pse ky aks është një ndër më të rëndësishmit që lidh Tiranën me Jugun dhe Veriun e Vendit, duket se qeveria dhe bashkia janë shumë indiferente  ndaj këtij trafiku të “çmendur” të vazhdueshëm.

Punimet e vonuara dhe shumë të ngadalta në këtë segment  shkaktojnë çdo ditë trafik por ende pa asnjë zgjidhje alternative për qytetarët e shumtë që duhet të përdorin këtë aks të rëndësishëm çdo ditë.