Skip to content
Të Gjitha

Trafik droge, vrasje dhe pengmarrje, OFL u dërgon formularin 5 të dënuarve në Elbasan (EMRAT)

· 2 min lexim

Operacioni Forca e Ligjit (OFL), ka ‘zbarkuar’ sot në Elbasan dhe Peqin, ku u ka dërguar formularin e vetëdeklarimit të pasurisë, 5 individëve me precedentë penalë.

Bëhet me dije se formulari u është dërguar shtetasve: Arsen Salla, Ardjan dhe Ervis Çela, si dhe Mustafa dhe Dylaver Methasa.

Mustafa  Methasa, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Dylaver Methasa, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Arsen Salla, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Ervis  Çela, banues në Peqin, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;

Ardjan Çela, banues në Peqin, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Njoftimi i OFL-së:

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Mustafa  Methasa, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Dylaver Methasa, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Arsen Salla, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Ervis  Çela, banues në Peqin, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;

Ardjan Çela, banues në Peqin, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.