Skip to content
Të Gjitha

Tmerri i sipërmarrësve në Napoli/ Kush është i arrestuari në Dibër, akuzohet për mbi 15 grabitje me armë

· 2 min lexim

Ditën e sotme policia arrestoi 31-vjeçarin nga Dibra, Ervis Murra, një emër mjaft i njohur për drejtësinë italiane.

Murra rezulton se është anëtar i një bande të specializuar për grabitje me armë dhe ka bërë kërdinë në Napoli.

Gripi përbëhej nga individë italianë e shqiptarë, të cilët grabisnin nën kërcënimin e armës automjete bujqësore, si dhe zhvasnin agrarët në zonën e Napolit.

Në vitin 2013, autoritetet italiane u vunë pas grupit, i cili ishte kthyer në makth për sipërmarrësit në Napoli në komunën e Mondragonës.

Në 2014-ën, Murra u arrestua për herë të parë, së bashku me pesë persona të tjerë, mes të cilëve edhe shqiptari Rusem Lleshi, 36 vjeç.

Lleshi u dërgua në burgun në Santa Maria Capua Vetere, ndërsa Murra u la në arrest shtëpie, me byzylyk elektronik për mbikëqyrje.

Brenda pak muajsh Ervisi hoqi byzylykun dhe u arratis në shtëpinë e të dashurës së tij, Mena Manna, e cila banonte në San Marcelino.

Kjo e fundit i mundësoi edhe identitetin e dytë, Ervis Manna.

Shqiptari u arrestua brenda në banesën e të dashurës së tij, ku u gjetën orë të shtrenjta, celularë dhe sende të tjera të çmuara të vjedhura.

Pas arrestimit, Murra u dërgua në burgun Santa Maria Capua Vetere.

Dy vite më vonë, shqiptari nisi sërish të kryente grabitje dhe u arrestua në 2016-ën në Mondragone së bashku me Rustem Lleshin.

Ata akuzoheshin për më shumë se 15 grabitje me dhunë.

Murra arriti që të thyente hekurat e burgut dhe të arratisej, derisa u arrestua sot në Maqellarë.

Ai ishte dënuar me 5 vite burg nga Gjykata e Perugias, për vjedhje me armë.