Skip to content
Të Gjitha

Tjetër reagim nga Gjermania/ Ministria e Punëve të Jashtme: Opozita veproi gabim me djegien e mandateve

· 1 min lexim

Përpos reagimit të ambasadës gjermane, ditën e sotme vjen një tjetër reagim i rëndësishëm, por këtë herë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.  Për DW, ky institucion e ka quajtur veprim të gabuar djegien e mandatave të deputetëve të opozitës.

“Platform e duhur për zgjidhjen e konflikteve politike është parlamenti,” është shprehur përfaqësuesi i kësaj ministrie.

“Po i ndjekim me shumë vëmendje zhvillimet aktuale politike në Tiranë. Bojkotimin e Parlamentit dhe në veçanti dorëheqjen e deputetëve e konsiderojmë të gabuar. Platform e duhur për të zgjidhur konfliktet politike është Kuvendi. Ngecja në vend nuk është opsion për Shqipërinë e sidomos kur Shqipëria është në pritje të vendimit të BE-së për çeljen e negociatave të anëtarësimit”, thuhet në deklaratë.