Skip to content
Të Gjitha

Tjetër ngjarje e rëndë në Tiranë, gjendet i vetëvarur 25-vjeçari (DETAJE)

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Tiranë, ku në zonën e Babrrusë është gjetur një 25-vjeçar i vetëvarur.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, viktima e identifikuar si A.M. 25 vjeç, është gjetur nga vëllai i tij i vetëvarur në banesën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Halit Haxhia” në Babrru. Ndërkohë edhe grupi hetimor ka shkuar pas njoftimit në vendngjarje, ku dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 30.11.2020, në rrugën “Halit Haxhia” në Babrru, është gjetur nga vëllai i tij, i vetëvarur në banesë shtetasi A.M., 25 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.