Skip to content
Kryesore

Tiranë/ Tenton vetëvrasjen duke u hedhur nga pallati

· 1 min lexim

Eno Birko, balerini i njohur shqiptar, dyshohet se ka tentuar vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i katërt i pallatit në kryeqytet.

Policia njofton se ai ka pësuar dëmtime dhe është dërguar në spital, ku po trajtohet nga mjekët.

“Më datë 03.12.2024, rreth orës 01:00, në rrugën “Margarita Tutulani”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit, shtetasi E. B., 50 vjeç. Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia.

Nuk dihen arsyet që e kanë çuar 50-vjeçarin drejt këtij akti ekstrem