Skip to content
Të Gjitha

Tiranë/ Humb jetën nga gripi i derrit 48 vjeçari

· 1 min lexim

Në Spitalin e Sanatoriumit në Tiranë, një 48 vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e grupit AH1N1, apo i njohur ndryshe si gripi i derrit.

48 vjeçari ka humbur jetën mëngjesin e sotëm ndërkohë ka qenë i shtruar në spital që të mërkurën.

Burime nga spitali i Sanatoriumit thonë se viktima ka pasur edhe pneumoni bilaterale, e cila ka përkeqësuar gjenden e tij.

Viktima kishte ardhur nga Elbasani së bashku me dy persona të tjerë të dyshuar se janë prekur nga gripi i derrit.

Personat e tjerë të dyshuar me grip derri që kanë ardhur ne Sanatorium janë në gjendje të rëndë.