Skip to content
Të Gjitha

Tiranë/ 77-vjeçari vetëhidhet nga pallati

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e sotme nga policia, ku bëhet me dije se një 77-vjeçar është vetëhedhur nga kati i tretë i një pallati në Shkozë.

Burime deri më tani bëjnë me dije se ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Akoma nuk dihen shkaqet që e detyruan të moshuarin të marri këtë vendim ekstrem.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.11.2020, rreth orës 18:54, në rrugën “Ali Shefqeti”, Shkozë, dyshohet se​ është vetë’hedhur nga kati i tretë i pallatit ku banonte shtetasi H.K., 77 vjeç, i cili u dërgua menjëherë në spital, dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësorë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.