Skip to content
Kryesore

Tirana në ‘BLACK OUT’, këto janë zonat e prekura

· 1 min lexim

Disa zona të Tiranës kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të një defekti në sistemin e transmetimit.

Ndërprerja ka prekur zonat e Rrugës së Elbasanit, Uzinës së Autotraktorëve, Brrylit, Shkollës së Bashkuar, Ali Demit dhe Freskut, duke zgjatur të paktën gjysmë ore.

Sipas njoftimit të OSHEE-së, problemi ka ardhur si pasojë e një zjarri që ka përfshirë një nga transformatorët në nënstacionin “NST Traktora”. Autoritetet po punojnë për rikthimin e energjisë sa më shpejt të jetë e mundur.

Reagimi i OSHEE:

Për shkak të flakës në kanalin e kabllove 20kV të një prej fiderave të NST Traktora, sot rreth orës 13.27, janë stakuar për masë sigurie çelësat 20kV të transformatorit duke lënë pa tension NST Traktora.

Menjëherë u morën masat për shuarjen e flakëve ndërsa për objektet e rëndësisë së vecantë si spitalet, furnizimi me energji elektrike u krye përmes linjave alternative.

Grupet e avarisë së Tensionit të Lartë janë në terren dhe po punojnë për eleminimin e defektit dhe rikthimin e energjisë elektrike tek të gjitha zonat e mbetura pa tension si pasojë e stakimit të energjisë.