Skip to content
Të Gjitha

Thanë se do shkonin në Greqi për Shën Valentin, çifti i shqiptarëve kapet me 15 kg drogë

· 1 min lexim

Një çift shqiptarësh është kapur me drogë ditën e djeshme në Igumenicë, pranë kufirit greko-shqiptar.

Në makinën me të cilën udhëtonin, policia gjeti dhe sekuestroi 15 kg marijuanë.

Lënda narkotike ishte fshehur në një vend të improvizuar në dyert e pasme të mjetit.

Përveç lëndës narkotike, e cila ishte e ndarë në 16 pako, policia sekuestroi edhe dy celularë.

Fillimisht shqiptarët ishin justifikuar se po shkonin në Greqi, për të festuar Shën Valentinin.

Mosha dhe identitetet e tyre nuk janë bërë ende publike.

Mësohet se policia greke ishte sinjalizuar më herët për këtë sasi droge.