Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Tentuan të digjnin flamurin shqiptar, UEFA dënon Serbinë

16:48 13/12/2024
Reading Time: 2 min lexim

Shtëpia e futbollit evropian, UEFA, e ka dënuar të premten Federatën e Futbollit të Serbisë për sjellje raciste të tifozëve serbë në dy ndeshje të Ligës së Kombeve, përfshirë përpjekjen e tyre për ta djegur flamurin e Shqipërisë në Zvicër.

Vendimi u bë i ditur të premten, pak orë para se shorti i FIFA-s i vuri Serbinë dhe Shqipërinë në të njëjtin grup kualifikues për Kupën e Botës 2026, që nënkupton se ato do të përballen mes tyre dy herë, vajtje-ardhje.

Të hënën, komiteti ekzekutiv i UEFA-s pritet të konfirmojë se Serbia dhe Shqipëria do ta organizojnë bashkërisht Kampionatin Evropian të futbollit për nën 21-vjeçarët në vitin 2027.

Gjatë ndeshjes Zvicër–Serbi në nëntor, tifozët serbë u filmuan duke tentuar t’ia vënë zjarrin një flamuri të Shqipërisë.

Kombëtarja zvicerane ka futbollistë që kanë lidhje familjare me Shqipërinë apo Kosovën, përfshirë kapitenin e saj, Granit Xhaka.

UEFA tha se komiteti i saj disiplinor e akuzoi Federatën e Serbisë për “sjellje raciste dhe/apo diskriminuese” në Zvicër më 15 nëntor, si dhe në shtëpi kundër Danimarkës tri ditë më vonë.

UEFA e ndaloi federatën serbe të shesë bileta për dy ndeshjet e ardhshme të kombëtares jashtë vendit në garat e UEFA-s, dhe urdhëroi mbylljen e disa pjesëve të stadiumit për dy ndeshjet e ardhshme në shtëpi.

Gjithashtu, UEFA e gjobiti federatën serbe me 173,000 euro në total.

Serbia është dënuar nga UEFA edhe më parë për incidente të ngjashme.

Ndeshjet mes Serbisë dhe Shqipërisë në kualifikimet e vitit të ardhshëm për Kupën e Botës do të jenë të parat prej se ato u takuan në kualifikimet për Kampionatin Evropian të vitit 2016.

Ndeshja në Beograd në tetorin e vitit 2014 u braktis në mënyrë kaotike, pas futjes së një droni që mbante një flamur nacionalist shqiptar mbi fushë.

Etiketa: dënonDjegie flamuriserbiaShqiperiathirrje racisteuefa

Të tjera

Ndërron jetë 28-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, që u hodh nga ballkoni në Lungomaren e Vlorës
Aktualitet

Ndërron jetë 28-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, që u hodh nga ballkoni në Lungomaren e Vlorës

Ka ndërruar jetë 28-vjeçarja që u hodh nga ballkoni mbrëmjen e djeshme në zonën e Lungomares në Vlorë. Sipas burimeve...

09:39 11/06/2026
Forbes ngre alarmin për projektin e Kushner: BE monitoron Zvërnecin, mesazh edhe për protestuesit “Mbro tokën”
Kryesore

Forbes ngre alarmin për projektin e Kushner: BE monitoron Zvërnecin, mesazh edhe për protestuesit “Mbro tokën”

Debati mbi investimin e dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner, në Shqipëri ka kaluar kufijtë e vendit dhe tashmë ka...

19:21 10/06/2026
Para
GJKKO pranon kërkesën e SPAK, dërgon në gjyq Lefter Kokën

GJKKO pranon kërkesën e SPAK, dërgon në gjyq Lefter Kokën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Ndërron jetë 28-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, që u hodh nga ballkoni në Lungomaren e Vlorës

Ndërron jetë 28-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, që u hodh nga ballkoni në Lungomaren e Vlorës

09:39 11/06/2026
Forbes ngre alarmin për projektin e Kushner: BE monitoron Zvërnecin, mesazh edhe për protestuesit “Mbro tokën”

Forbes ngre alarmin për projektin e Kushner: BE monitoron Zvërnecin, mesazh edhe për protestuesit “Mbro tokën”

19:21 10/06/2026
Nuk u ftua në festën e PS-së, ish-deputeti Petro Koçi shpërthen ndaj Ballukut: Frymëzon protestat dhe ushqen Berishën

Nuk u ftua në festën e PS-së, ish-deputeti Petro Koçi shpërthen ndaj Ballukut: Frymëzon protestat dhe ushqen Berishën

19:08 10/06/2026
U protestua 2 vjet çdo ditë, por Vuçiç nuk dha dorëheqje/ A e dini pse dështuan 1 milion protestues në Serbi?

U protestua 2 vjet çdo ditë, por Vuçiç nuk dha dorëheqje/ A e dini pse dështuan 1 milion protestues në Serbi?

17:25 10/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.