Skip to content
Të Gjitha

Tensionohet situata në Tiranë/ Policia krijon kordon para kryeministrisë, protestuesit qëllojnë me…

· 1 min lexim

Pas tensioneve dhe rrëzimit të bredhit tek kryeministria janë shtuar edhe forcat e Policisë. Uniformat blu kanë krijuar një kordon trupor mes tyre dhe protestuesve para godinës, duke mos lejuar protestuesit të afrohen.

Këta të fundit po i qëllojnë me sende të forta, shpesh herë edhe me dekorimet e pemës së Vitit të Ri të cilën e kanë rrëzuar.

Protestuesit kanë arritur të thyejnë kordonin policor dhe të afrohen tek dyert e Policisë.

Dhjetëra persona të revoltuar po tentojnë të hapin dyert. Policia ka lënë kordonin policor dhe po tentohet të hapen dyert.

/GazetaReforma.com/