Skip to content
Kryesore

Tensionet në Vorë, KQZ heq akreditimin e komisionerëve

· 1 min lexim

Pas incidentit të ndodhur mes Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, dhe një qytetari në Vorë, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka reaguar duke marrë masa të menjëhershme.

Në një vendim të posaçëm, Celibashi ka vendosur të revokojë akreditimin e të gjithë komisionerëve dhe vëzhguesve vendorë të angazhuar në zonën e Vorës, përfshirë ato të KZAZ-ve, KQV-ve dhe VNV-ve.

Nga ky vendim përjashtohen vetëm vëzhguesit ndërkombëtarë dhe përfaqësuesit e mediave, të cilët do të vijojnë punën normalisht.