Skip to content
Të Gjitha

Tensionet në veri të Kosovës, Berisha përdor gjuhë të ashpër për qëndrimin e Ramës

· 2 min lexim

Teksa prej ditësh situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar dhe serbët janë ngritur në protesta, ish-kryeministri Sali Berisha gjatë seancës së sotme plenare akuzoi Ramën për qëndrimin e tij.

Berisha dënoi ato që i konsideron si sulme të turpshme të kryeministrit Edi Rama ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit. Sipas tij kjo sjellje e Ramës tregon se Rama është një kryeministër antishqiptar, madje një sllav.

“Jam këtu për të dënuar sulmet e turpshme të përditshme të Edi Ramës ndaj kryeministrit të Kosovës. Sulmet i bën vetëm me një njeri me Vuçiç.  Ata që e mendojnë se e ka personale me  Kurtin, mashtrojnë veten. Rama nuk kursen për sulme, ish kryetarin Isa Mustafa. Nuk kursen padi në gjykatë ndaj Ramush Haradinajn  kjo vetëm se nuk pranon diktatin e padronit të tij Vuçiç.  Këto sulme ndaj Kurtit dhe qeverisë, këto trillime ta paimagjinueshme, tregojnë se ky është një kryeministër fund e krye antishqiptar, një skllav.  Kryeminsitri kroat dha një propozim t’i kërkohej falje Kosovës për krimet e Milloshevicit.  Afera e Mc Gonigal do të çojë në birucë. Shqiptarët do thonë fjalën e tyre, askush nuk do të shpëtoj ty nga këto zgjedhje”, deklaroi ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend.