Skip to content
Të Gjitha

Të shtëna te “Myslym Shyri”, qëllohet me armë zjarri një i ri

· 1 min lexim

Një 30-vjeçar është qëlluar me armë zjarri ditën e sotme në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30, pranë një objekti në rikonstruksion.

Të riut i është dhënë ndihma e parë, ndërkohë që u dërgua në spital për mjekim të mëtejshëm. Sipas “BalkanWeb” se  i riu ndodhet në gjendje të rëndë në spital, pasi është qëlluar me plumb në kokë.

Policia është duke hetuar shkaqet e ngjarjes.

Informacion paraprak:

Sot rreth orës 11:30 në rrugën “Myslym Shyri”, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri një shtetas, ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç, pranë një objekti në rikonstruksion.

Shtetasit i është dhënë ndihma e parë dhe u transportua në spital për ndihmë të specializuar.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.