Skip to content
Të Gjitha

Të shtëna me armë zjarri para një banese në Bulqizë

· 1 min lexim

Të shtëna me armë janë dëgjuar pasditen e sotme në fshatin Gjoricë, në Bulqizë.

Mësohet se rreth orës 17:40 shtetasi me iniciale R.K me një automjet tip ‘Golf’ ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të famijles Reçi, i cili ka njoftuar policinë për ngjarjen e ndodhur.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

“Rreth orës 17.40, në fshatin Gjoricë,  shtetasi R. K., me një automjet tip ‘Golf’, dyshohet se ka qëlluar nga dritarja e makinës në ajër, me armë zjarri automatik, para banesës së shtetasit D.R.,  i cili ka njoftuar menjëherë Policinë.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, po bëhet krehja e  zonës  për kapjen e autorit.

Grupi hetimor  po punon për sqarimin e të rrethanave të ngjarjes”.