Skip to content
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset një person

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër, ku një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri.

Mësohet se konflikti dhe të shtënat kanë ndodhur pranë kryqëzimit të rrugës “Prek Cali”. Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe i plagosuri është dërguar me urgjencë drejt Spitalit rajonal të Shkodrës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identfikimin e personave të përfshirë.