Skip to content
Të Gjitha

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plagoset një 40-vjeçar (DETAJE)

· 1 min lexim

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e sotme në Lezhë, përgjatë autostradës Lezhë-Milot, pranë një lokali.

Bëhet me dije se si pasojë e të shtënave është plagosur një person.

Sipas informacioneve paraprake, i plagosur ka mbetur shtetasi A.D. rreth 40-vjeç, i cili është dërguar me urgjencë në spital. Raportohet se ai është plagosur në krahun e majtë dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Traumës.

Ende nuk dihen arsyet e konfliktit dhe të shtënave, ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje. /GazetaReforma.com/