Skip to content
Të Gjitha

Të dënuar për vjedhje dhe vendosje tritoli, kush janë dy vëllezërit e vrarë sot në Maliq (FOTO)

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në Zvirinë të Korçës , ku dy vëllezër nga Pogradeci u gjetën të vrarë.

Vëllezërit Andi dhe Martin Olldashi, 33 dhe 31-vjeç, u gjetën të pajetë në një fushë pranë fshatit Maliq të Korçës.

Ngjarja deri më tani është e mbuluar me mister, ndërsa paraprakisht dyshohet se ata kanë humbur jetën me armë zjarri.

Mësohet se dy vëllezërit Andi dhe Martin Olldashi, 33 dhe 31-vjeç, kanë qenë të proceduar më parë për vjedhje si dhe për vendosjen e tritolit në lokalin e ish-futbollistit Gjergji Leka, ngjarje e ndodhur në vitin 2012.

Sipas policisë ata kishin tre ditë që ishin larguar nga banesa e tyre, ndërsa sot u gjetën nga banorët e zonës në vendin e quajtur “Kisha e Vogël” në Zvirinë./Gazetareforma.com/