Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Të dënohet ‘Srebrenica’, 3 deputetë të Sanxhakut çojnë rezolutën në Kuvendin serb

14:23 10/07/2024
Reading Time: 2 min lexim

Deputeti shqiptar i Luginës së Preshevës, Shaip Kamberi, së bashku me dy përfaqësues të Sanxhakut, Ahmedin Shkrijel dhe Selma Kuçeviç, kanë depozituar një rezolutë në Kuvendin e Serbisë për të dënuar gjenocidin në Srebrenicë. Rezoluta, e cila kërkon shpalljen e 11 korrikut si Ditën e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë, synon të nderojë viktimat dhe të angazhohet për parandalimin e mizorive të ngjashme në të ardhmen.

“Bazuar në Rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB 78/282 të datës 23 maj 2024, bashkë me deputetët e SDA Sanxhak, Ahmedin Shkrijel dhe Selma Kuçeviç, në Parlament, nisëm një iniciativë për aprovimin e Rezolutës që dënon gjenocidin në Srebrenicë,” shkroi Kamberi në postimin e tij.

Shaip Kamberi cilësoi rëndësinë e kësaj rezolute, duke u shprehur se ajo përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt drejtësisë, pajtimit dhe respektimit të të drejtave të njeriut në rajon. Ai gjithashtu pranoi se shanset për miratimin e rezolutës janë të ulëta për shkak të kulturës së negacionizmit të gjenocidit dhe krimeve të luftës që ekziston në politikën shtetërore të Serbisë. Megjithatë, ai nënvizoi rëndësinë e kësaj iniciative për të dëshmuar se në Serbi ekzistojnë forca politike që kundërshtojnë këtë politikë zyrtare.

Kamberi theksoi rëndësinë e ballafaqimit të Serbisë me krimet e kryera në të kaluarën dhe rolin e politikës shtetërore në negacionizmin e gjenocidit dhe krimeve të luftës. “Negacioni i gjenocidit dhe krimeve të luftës është shndërruar në kulturë të politikës shtetërore serbe, nuk mund të pritet që ajo të përkrahet nga shumica në Kuvendin popullor,” shtoi ai.

Rezoluta përfshin një sërë masash, përfshirë ndëshkimin e mohuesve të gjenocidit, garantimin e zbatimit të plotë të Konventës për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit, dhe zhvillimin e programeve arsimore që do të mësojnë brezat e ardhshëm për pasojat negative të gjenocidit dhe krimeve të luftës.

Aktualisht, nuk është e qartë se kur do të votohet kjo rezolutë në Kuvendin e Serbisë, dhe nëse do të miratohet, duke qenë se kërkon një shumicë të konsiderueshme votash për të kaluar.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Gjenocidi ne SebrenicerezoluteSerbishaip kamberi

Të tjera

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj
Aktualitet

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtor biznesmenin Pëllumb Gjoka në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...

15:36 18/06/2026
Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë
Aktualitet

Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj protestave kundër projektit në Zvërnec, duke akuzuar protestuesit se po refuzojnë faktet dhe...

15:03 18/06/2026
Para
Southgate: Anglia gati për të shkruar historinë kundër Holandës në Dortmund

Southgate: Anglia gati për të shkruar historinë kundër Holandës në Dortmund

Lajmet e fundit

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

Metamorfoza/ GJKKO dënon Pëllumb Gjokën me 6 vite burg, 5 vite për ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj

15:36 18/06/2026
Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

Rama sulmon protestuesit: Flamingot janë vegla të sorrave dhe korbave, që kërkojnë të marrin peng Shqipërinë

15:03 18/06/2026
Rama ndez tensionet në Bruksel me Marta Kos, zyrtarët europianë: Na kërcënoi, sillet si bullizues dhe duhet të largohet, i thoni qytetarëve të vazhdojnë protestat

Rama ndez tensionet në Bruksel me Marta Kos, zyrtarët europianë: Na kërcënoi, sillet si bullizues dhe duhet të largohet, i thoni qytetarëve të vazhdojnë protestat

14:25 18/06/2026
Për herë të parë në studio televizive, gazetarët artikulojnë hapur emri i një oligarku për hetim dhe arrestim, dosja e SPAK trondit ekuilibrat e vjetër

Për herë të parë në studio televizive, gazetarët artikulojnë hapur emri i një oligarku për hetim dhe arrestim, dosja e SPAK trondit ekuilibrat e vjetër

13:44 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip