Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Takimi mes Kurtit dhe Vuçiç, flet shefi i BE-së Borrell: Pres dialog konstruktiv

15:44 19/07/2021
Reading Time: 2 min lexim

Shefi i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka thënë se pret që Kosova dhe Serbia t’i qasen në mënyrë konstruktive dhe pragmatike raundit të ri të dialogut, që ndërmjetësohet nga BE-ja.

Borrell, së bashku me të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ndërmjetësojnë takimin e dytë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, shkruan REL.

Ai tha se sot do të vazhdohen bisedime për përparimin e arritur deri më tani dhe “për hapat përpara nesh dhe për mënyrën se si do ta vazhdojmë këtë dialog”. Borrell shtoi se shpreson që ky takim të jetë më i frytshëm, sa i përket rezultateve, sesa takimi i parë, që u mbajt në qershor.

“Kosova dhe Serbia kanë nevojë që përfundimisht të mbyllin kapitullin e të kaluarës së dhimbshme përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të obligueshme mbi normalizimin e marrëdhënieve dhe të shikojnë drejt të ardhmes evropiane, për qytetarët e tyre. E ardhmja është më e rëndësishme se e kaluara. E kaluara është e rëndësishme, por ne duhet të shikojmë përpara”, tha Borrell para takimit.

 

 

Para takimit trepalësh, palët kanë zhvilluar takime të ndara me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Mëngjesin e sotëm zhvillova takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç për të përgatitur takimin e nivelit të lartë të dialogut që mbahet këtë pasdite”, shkroi Lajçak në Twitter.

Ky do të jetë takimi i dytë mes Kurtit dhe Vuçiçit. Takimi i parë mes tyre u zhvillua më 15 qershor, kur procesi i dialogut, i cili u ndërpre në shtator të vitit 2020, zyrtarisht rifilloi. Takimi i parë tregoi se palët kishin dallime të mëdha, megjithatë të dy zyrtarët u pajtuan që të vazhdojnë takimet.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: borrellkurtiVuçic

Të tjera

VIDEO/ Publikohen pamjet e atentatit në Rinas, autori shihet duke qëlluar me breshëri ndaj Gilmando Danit
Aktualitet

VIDEO/ Publikohen pamjet e atentatit në Rinas, autori shihet duke qëlluar me breshëri ndaj Gilmando Danit

Janë publikuar pamjet e atentatit mafioz të ndodhur më 11 nëntor 2025 pranë aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë...

15:01 12/11/2025
Vrasje e trefishtë në Gjilan, autori i dyshuar fotografohet me liderët politikë
Kosovë

Vrasje e trefishtë në Gjilan, autori i dyshuar fotografohet me liderët politikë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Gjilanit të dielën në mesditë, ku pas të shtënave me armë zjarri,...

18:01 10/08/2025
Para
Katastrofa natyrore në Gjermani, policia arrin të kontaktojë me mbi 700 persona të zhdukur

Katastrofa natyrore në Gjermani, policia arrin të kontaktojë me mbi 700 persona të zhdukur

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip