Skip to content
Kryesore

Takimi i Arubës, avokati publikon emrat: Damian Gjiknuri dhe Engjëll Agaçi morën pjesë

· 1 min lexim

Avokati Arben Llangozi ka bërë publik emrat e dy zyrtarëve të qeverisë shqiptare, për të cilët pretendon se kanë marrë pjesë në takimin e Arubës.

Gjatë një interviste televizive, Llangozi deklaroi se në atë takim kanë qenë të pranishëm Damian Gjiknuri dhe Engjëll Agaçi, duke pretenduar se ata morën pjesë në një marrëveshje me grupe të trafikut të drogës lidhur me investimet në Shqipëri.

Sipas avokatit, bëhet fjalë për dy anëtarë të qeverisë që, sipas tij, kanë udhëtuar drejt Arubës me miratimin e kryeministrit.

Llangozi tha se informacioni që disponon është i saktë, por pretendoi se çështja nuk po hetohet nga SPAK.

“Nga informacioni që unë kam, thuhet se ka qenë një agjent i DEA-s dhe e ka përgjuar komplet këtë takim. Ka qenë i ftuar si pjesë e një grupi kriminal aty.”