Skip to content
Të Gjitha

‘Ta harrojnë se do hapen së shpejti’, Manastirliu tregon bizneset me rrezik të lartë ndaj COVID-19

· 1 min lexim

Prej disa ditësh qeveria ka nisur lehtësimin e një sërë masash, teksa këtë të hënë u njoftua dhe  hapi i dytë që pritet të ndërmerret për hapjen e vendit dhe kryesisht për bizneset.

Rama tregon si do vijojë hapja: “Nuk do e presim të mbyllur ikjen e virusit”, falenderon publikisht Metën

Përveç këtyre bizneseve që pritet të hapen nga data 27 prill, ka nje tjetër kategori biznesesh që janë shumë të ekspozuara ndaj koronavirusit dhe sikurse është bërë me dije edhe më parë, bëjnë pjesë në bizneset me rrezikshmëri të lartë.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu listoi në “Opinion” disa prej bizneseve në fjalë që janë:

“Qendrat tregtare, qendrat estetike, parukeritë, institucionet arsimore, klinikat dentare. Edhe baret dhe restorantet kategorizohen me rrezishmëri të lartë, por ne kemi lejuar shërbimin delivery”.

Kujtojmë se në të njëjtën rrezikshmëri të lartë janë klasifikuar edhe qendrat e argëtimit, qendrat për fëmijë, palestrat dhe aktivitete të tilla të ngjashme.