Skip to content
Kryesore

Sulmuan e-mailet e SPAK, dy të arrestuarit kërkojnë lirinë

· 1 min lexim

Në Gjykatën e Posaçme të Apelit ka nisur seanca për shqyrtimin e kërkesës për heqjen e masës së sigurisë ndaj Zambak Gjonajt dhe Arnold Rrokajt, të arrestuar për ndërhyrje të paautorizuar në adresat elektronike të prokuroreve të SPAK. Të dy kërkojnë të lirohen nga masa e arrestit.

Nga hetimet rezulton se ata kanë arritur të sigurojnë dhe shpërndajnë të dhëna sensitive të nxjerra nga e-mailet zyrtare, mes tyre informacion mbi hetimet ndaj një ish-zyrtari të lartë dhe një biznesmeni.

SPAK po vijon hetimet nën dyshimin se pas këtij sulmi kibernetik qëndron një grup i strukturuar kriminal. Deri tani janë sekuestruar pajisje elektronike si telefona e kompjuterë dhe janë marrë në pyetje dhjetëra persona.