Skip to content
Bota

Sulmi terrorist në Vjenë/ Mediat vendase: Në mes të katër viktimave edhe një shqiptar! (EMRI)

· 1 min lexim

Mediat austriake, pas sulmit terrorist të djeshëm në Vjenë, kanë raportuar se një prej 4 viktimave nga sulmi terrorist, është shqipar.

Bëhet me dije se ata kanë identifikuar viktimën si Nexhip Vrenezin, nga struga e Maqedonisë së Veriut.

Ndërkohë nga pala tjetër, po ashtu kishte shqiptarë, pasi autor kryesor i sulmit ishte Kujtim Fejzullahu i cili mbeti i vrarë po ashtu nga forcat e policisë austriake.

Gjithashtu mësohet se në këtë ngjarje të rëndë janë edhe 12 të dyshuar të tjerë, disa prej të cilëve  edhe shqiptarë nga Kosova./GazetaReforma.com/