Skip to content
Bota

Sulmi në Vjenë, reagon Papa Françesku:”Mjaft me dhunë, vetëm dashuria e shuan urrejtjen”

· 1 min lexim

Sulmi i djeshëm në Vjenë ka tronditur gjithë  botën, ku si  pasojë e sulmit me armë, mbetën të vrarë katër persona mes tyre dhe njëri prej autorëve të aktit terrorist, si dhe u plagosën 22 të tjerë.

Në lidhje me këtë ngjarje të dhunshme dhe terroriste ka reaguar dhe Papa Françesku i cili shpreh dhimbje dhe tronditje për këtë sulm dhe lutet për viktimat dhe familjarët e tyre. Papa bën thirrje që të ndalohet dhuna që të ndërtohet paqja dhe vëllazëria.

“Unë shpreh dhimbje dhe tronditje nga sulmi terrorist në Vjenë dhe lutem për viktimat dhe familjet e tyre. Mjaft me dhunën! Le të ndërtojmë së bashku paqen dhe vëllazërinë. Vetëm dashuria shuan urrejtjen”, shkruan Papa.