Skip to content
Kronikë

Sulmi me armë ndaj policëve në Vlorë, çfarë filmuan kamerat e sigurisë

· 2 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vlorë, ku 2 punonjës policie kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi me armë zjarri ndaj tyre.  Fatmirësisht të 2 punonjësit e policisë i kanë shpëtuar plumbave që kanë goditur makinën.

Ndërkohë janë identifikuar autorët që qëllua me armë ndaj dy policëve Anxhelo Breshani dhe Nako Mehmetaj.

Mjeti i autorëve që qëlluan me armë ndaj dy policëve të Vlorës mbrëmjen e 2 shtatorit 2022 është gjetur dhe sekuestruar nga policia mëngjesin e sotëm.

Nga targat e mjetit tip “Volkswagen” është bërë dhe identifikimi i autorëve i dyshuar, pasi makina ishte me targa të rregullta.

Mjeti është gjetur në afërsi të vendit të ngjarjes, ndërsa është identifikuar dhe një prej autorëve të dyshuar: D. H. alias T. H. alias D. H., 37 vjeç, banues në Vlorë, njofton policia.

Kamerat e zonët kanë kapur dhe momentin kur ata kanë dalë nga makina, duke e lënë aty, ndërsa vetë janë larguar në këmbë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme reth orës 19:40 , në lagjen “Partizani”, ku u qëllua me armë drejt një automjeti tip Audi” ku gjendeshin dy efektivë të policisë.

Ndërkohë bëhet me dije se vijon puna për kapjen e tij dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.