Skip to content
Të Gjitha

Stuhia ‘Ciaran’ pushton vendin tonë, plagoset polici rrugor në Tiranë!

· 1 min lexim

Në mesditën e sotme, vendi jonë është përfshirë nga reshje masive të cilat kanë shkkatuar përmbytje.

Po ashtu era e fortë dhe shirat e dendur janë bërë shkak që një efektiv i Policisë Rrugore të dëmtohet në kokë, teksa ishte në shërbim në zonën e Palltit me Shigjeta.

Policia bën me dije se për shkak të erës së fortë është dëmtuar në kokë edhe një efektiv i Policisë Rrugore, i cili ishte me shërbim në zonën e pallatit me Shigjeta.  Dyshimet paraprake shprehen se ai është goditur në kokë nga një send i shkëputur prej erës së fortë nga pallatet përreth.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Më datë 03.11.2023, rreth orës 13:00, në afërsi të pallatit me shigjeta, si pasojë e reshjeve, është shkëputur një objekt dhe ka dëmtuar në kokë shtetasin M. Xh., 37 vjeç, punonjës i Komisariatit të Policisë Rrugore, i planëzuar me shërbim.

Shtetasi M. Xh. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.