Skip to content
Politikë

Strukturat e PD-së mblidhen në seli pas heqjes së masës ndaj Berishës

· 1 min lexim

Mbështetësit e Partisë Demokratike dhe Sali Berishës do të mblidhen sot në orën 13:30 në selinë e PD-së për të pritur kreun e tyre pas lirimit nga masa “arrest shtëpie”.

Strukturat e PD-së janë njoftuar për ngjarjen dhe mesazhi që u është dërguar cilëson lajmin për lirinë e Berishës si “një lajm i mrekullueshëm”.

“Një lajm i mrekullueshëm. Doktor Berisha tashmë i lirë. Të gjithë në selinë qendrore të PD-së në orën 13:30 për të pritur liderin tonë historik,” thuhet në mesazhin drejtuar strukturave.