“Spiunllëk, s’ka tjetër”/ Zbardhen bisedat e rrjetit me 58 trafikantë droge të arrestuar
Gjatë kësaj jave, forcat RENEA kryen një mega operacion, duke çuar në pranga 58 persona, të cilët akuzohen për trafik lëndësh narkotike nga Lindja e Mesme drejt Europës.
“Balkanweb” ka siguruar transkriptet e bisedave ndërmjet trafikantëve.
Në bisedën nr. 1909, të datës 25.06.2018, Olger Bamllari komunikon me një person në Greqi.
Ky i fundit i thotë Bamllarit se e ka takuar Pinokun dhe se do ti nisë 3600 euro.
Biseda
“435: E vëlla!
844:: I more o?
435: I morra. Dëgjon o?
844: he?
435: Ja dërgova edhe numrin tënd këtij se ma tha nëma ca numrin e Gertit
844: Po mo po se më tha që joooo, kam hall se ishte apo s’ishte aty. Ishte i vogël tha s’ishte aty tjetri tha.
435: Cfarë thotë?! He he he
844:E shiko të keqen vëllai shikjoni edhe ndonjë gjë juve car do më bëji se jam.
435: Po de.
844: Mirë
435:3.6 është. Aj.
844:Mi nis dirket. Mire?
435:Jo mo tani sa të vetë në shpi të marr ato dhe do ik. Mire?
844: Mirë. Aj
Ndërsa në një tjetër bisedë, Olger Bamllari, sapo merr vesh se xhaxhai i tij, Genci Bamllari është arrestuar, telefonon Aleksandër Pepin, i njohur ndryshe me nofkën “Bani”.
Bamllari i thotë Banit të zbresë poshtë me urgjencë.
Biseda
Bani: Ë mo vlla!
Olgeri: Ku je o ?
Bani: Në shpi
Olgeri: Zbrit poshtë urgjent!
Bani: Ja erdha
Olgeri: Aj
Në vijim të përgjimeve, është regjistruar edhe një bisedë mes Olger Bamllarit dhe Andrea Kapuranit.
Ky i fundit i thotë Bamllarit se e kishte marrë për ta pyetur për xhaxhanë.
Më pas Bamllari komunikon me Erion Demollin dhe Vangjush Kapuranin, të cilët po ashtu e pyesin për xhaxhanë.
Biseda
Bamllari: Alo!
Kapurani: E mo, Geri!
Bamllari: E mo !
Kapurani: E mo unë s’dinja gjë dje mo, sot e mora vesh në mëngjes
Bamllari: Eo
Kapurani: Bo bo bo . Ndonjë spiunllëk, ndonjë kshu ëëë?
Bamllari: Po spiunllëk o, s’ka tjetër
Kapurani: Po. Po. Mirë o