Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, i drejtohet Kuvendit për heqjen e imunitetit

15:18 16/12/2025
Reading Time: 2 min lexim
SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, i drejtohet Kuvendit për heqjen e imunitetit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur zyrtarisht kërkesë në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë për dhënien e autorizimit për arrestimin ose heqjen e lirisë së zëvendëskryeministres dhe ministres Belinda Balluku.

Në orën 15:00, SPAK bëri të ditur se kërkesa i është drejtuar Kuvendit në kuadër të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Balluku akuzohet për veprën penale “shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim, në lidhje me procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”.

SPAK njofton se Belinda Balluku është marrë në cilësinë e të pandehurit për këtë procedurë konkrete, ndërsa paralelisht ajo po hetohet edhe për dyshimin e kryerjes së së njëjtës vepër penale në shtatë procedura të tjera prokurimi publik. Këto procedura kanë si objekt:

“Plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja-Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”
“Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2”
“Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri-Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”
“Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”
“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”
“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”
“Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”.

Në njoftimin zyrtar, SPAK thekson se kërkesa për heqjen e imunitetit mbështetet në nenet 73, 95 dhe 103 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 288 të Kodit të Procedurës Penale, si dhe nenet 13 dhe 118 të Rregullores së Kuvendit.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, qëllimi i kësaj kërkese është marrja e autorizimit nga Kuvendi për procedimin e mëtejshëm ligjor ndaj Belinda Ballukut, e cila ushtron njëkohësisht funksionet e deputetes, ministres dhe zëvendëskryeministres së Republikës së Shqipërisë.

Në përfundim, SPAK sqaron se çdo person prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të provohet me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
Rama nuk tërhiqet, vijon presionin pas kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut

Rama nuk tërhiqet, vijon presionin pas kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip