Skip to content
Kryesore

SPAK e la në “arrest shtëpie”, por Vlora Hyseni ndodhet jashtë Shqipërisë: Masa ende nuk është ekzekutuar

· 1 min lexim

Drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni, ndaj së cilës GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe pezullimin nga detyra me kërkesë të SPAK-ut, ndodhet jashtë Shqipërisë dhe masa ndaj saj ende nuk është ekzekutuar. (Lexo këtu)

Gjatë kontrolleve të zhvilluara mëngjesin e kësaj të marte, Hyseni nuk është gjetur në banesën e saj.

Mësohet se drejtoresha e SHISH ndodhet në Azerbajxhan, ku po merr pjesë në një konferencë për sigurinë, së bashku me 82 drejtues të shërbimeve informative nga vende të ndryshme të botës.

Për këtë arsye, masa e sigurisë “arrest në shtëpi” e vendosur ndaj saj nuk është ekzekutuar ende.

Me kërkesë të SPAK-ut, GJKKO vendosi sot ndaj Hysenit masën “arrest në shtëpi”, si dhe pezullimin e saj nga ushtrimi i detyrës si drejtoreshë e Shërbimit Informativ të Shtetit.

Hyseni akuzohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit”, “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Zhvillimet lidhen me hetimet e SPAK-ut që kanë prekur nivelet më të larta të institucioneve të sigurisë, ndërsa pritet kthimi i Hysenit në Shqipëri për ekzekutimin e masës së sigurisë.