Skip to content
Të Gjitha

Solidariteti me të prekurit nga tërmeti, Egjipti dërgon anijen me ndihma mjekësore

· 1 min lexim

Egjipti ka dërguar ndihma mjekësore në Shqipëri, për të prekurit nga tërmeti.

Ministria e Jashtme egjiptiane, ka konfirmuar se ndihmat i janë dërguar Tiranës zyrtare, shkruan “Lapsi.al”.

Ndihma u dorëzua nëpërmjet ambasadës së Egjiptit në Tiranë.

Në njoftimin në mediat e huaja, thuhet se Egjipti dërgoi një anije me ndihma mjekësore, për të kapërcyer ndihmën humanitare.

Kujtojmë këtu se tërmeti i 26 nëntorit la pas 51 viktima dhe qindra të plagosur.

Gjithashtu mijëra qytetarë jetijnë në çadra dhe hotele, për shkak se shtëpitë e tyre janë shpallur të pabanueshme.