Skip to content
Sociale

Skema mbështetëse, Kushi: Ulim barrën financiare për familjet shqiptare (Foto)

· 2 min lexim

Ditën e sotme ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit Evis Kushi ka publikuar foto nga shpërndarja e librave falas në shkolla të ndryshme të vendit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kushi ka treguar se vijon shpërndarja e librave shkollorë falas për të gjithë nxënësit nga klasa 1-9  dhe për të gjithë nxënësit e kategorive në nevojë nga klasa e 10-12.

“Në shkolla të ndryshme të vendit vijon shpërndarja e teksteve shkollore falas për të gjithë nxënësit nga klasa 1-9 dhe nxënësit e kategorive në nevojë mes klasave 10-12”, shprehet Ministrja Kushi në postimin e saj.

Më tej Kushi ka shtuar se falë kësaj teme mbështetëse nga qeveria do të përfitojnë mbi 280 mijë nxënës. Kushi thotë se kjo do të ndikojë drjtëpërdrejt në uljen e barrës financiare të familjeve shqiptare.

“Falë kësaj skeme mbështetëse nga ana e qeverisë shqiptare, këtë vit shkollor është 280 mijë numri total i nxënësve përfitues duke ndikuar drejtpërdrejt në uljen e barrës financiare të familjeve shqiptare, si dhe duke pajisur #nxënësit me botimet më prestigjioze të “Oxford”, “Pearson” dhe “Cambridge”.

Po ashtu kujtojmë se shumë nxënës në shkolla të ndryshme të vendit janë ulur në bankat e shkollës fillimisht për konsultime dhe për të mbushur boshllëqet nga viti i vështirë pandemie i cili u zhvillua online në disa raste për shkak të pandemisë së COVID-19.