Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Skandali i pagave, reagon eksperti i karrierës dhe punësimit, Erion Muça

20:57 27/12/2021
Reading Time: 2 min lexim

Mbrëmjen e sotme eksperti i karrierës dhe punësimit, Erion Muça gjatë një lidhje në Skype për emisionin “Me Xhaxhiun” ka folur për skandalin e publikimit të listës së pagave.

Muça theksoi se “paprekshmëria ndaj gjobvënies” është një nga arsye përse pagat e disa titullarëve në kompani janë shumë të larta.

“Ka një çekuilibër në lidhje me nivelin e pagave për pozicione të ndryshme qoftë të karakterit ekzekutiv dhe nivelet e larta drejtuese. Kjo pabarazi si cdo aspekt tjetër në shoqërinë tonë në mungesë të tregut të punës, në mungesë të orientimit të shumë subjekteve apo kompanive bazuar në pagat e referencës që ka shteti në bazë të profesioneve dhe zanateve duke u munduar që bazuar në kapacitetet e veta financiare të paguajë një sistem ekuilibri gjithë stafit apo strukturës së kompanisë që ka. Në fakt kjo nuk ka ndodhur dhe pagat në Shqipëri sidomos në sektorin privat prej vitesh nuk është bazuar në meritë, eksperiencë, kualifikim apo rezultatet dhe produktivitet. Por më tepër përcaktohet mbi bazën e marrëdhënieve individuale midis profesionistit për nivele të larta drejtuese apo pronarit të një subjekti. Ne nuk njohim një element shumë të rëndësishëm në Shqipëri, niveli i lartë i pagave është një masë para evazionit fiskal pasi kompanitë zgjedhin forma si mund të deklarojnë një pagë kur në faktë ai është një fitim, nëpërmjet pagës shumë të lartë mbi nivelin e pagave të tjera fshihet një mini evazion fiskal dhe fshehje e të ardhurave për përqindjen e taksës së fitimit dhe paguhet vetëm taksa e të ardhurave duke u cilësuar si rrogë. Modalitet dhe mënyrat si nivelet e pagave në Shqipëri janë të ndryshme dhe shumë kompani operojnë në forma të ndryshme.

E kam fjalën për njerëz që në hapat e para marrin përsipë3r gjithçka, premtojnë përalla në rritje dhe në proces pune e sipër dështojnë dhe dështimi është me pasoja në të ardhura apo imazhin e kompanisë që e ka shumë të vështirë për ta rikthyer. Në kushtet e Shqipërisë në këto nivele pagash kaq të larta nuk justifikojnë dot vetveten dhe nuk japin drejtuesit e duhur të një performance mbi normale të subjekteve të kompanive ku këta profesionist na bëjnë të dyshojmë dhe na bëjnë skeptikë. Në shumë raste ka një skemë të organizimit të brendshëm të kompanive dhe pasqyra e tyre financiare në fund të vitit nuk justifikojnë pagat shumë të larta por e deklratojnë veten me humbje. Ka një arsye përse pagat janë shumë të larta një nga arsye unë gjykoj se janë forma dhe mënyra që kompania apo biznese të ndryshme fshehin nëpërmjet brendit një farë mburoje për të patur një paprekshëmri qoftë nga sulmet e mediat apo gjobvënies apo qoftë edhe ndaj formave të tjera ndaj presionit publik për marrëdhënie tenderimi apo prokurimi”, tha Muça.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
Mesazhe prekëse për babë e bir që vdiqën në aksident: O Zot pse i more?!

Mesazhe prekëse për babë e bir që vdiqën në aksident: O Zot pse i more?!

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip