Skandal! Kryeministri Edi Rama refuzoi të vendosë maskën, shoqërohet nga policia gjermane

Kryeministri Edi Rama është përfshirë në një ngjarje skandaloze në Gjermani, gjatë kohës që udhëtoi nga Frankfurti drejt New York-ut.Der Spiegel raporton se Rama është shoqëruar nga policia pasi nuk ka ka pranuar të vendosë maskën anti-covid. Gjithçka ka ndodhur në bordin e avionit të Lufthansa gjatë muajit dhjetor.
Pasagjerët që kanë qenë dëshmitarë të ngjarjes, rrëfejnë se kreu i qeverisë refuzoi me forcë mbajtjen e maskës mbrojtëse saqë ekuipazhi është detyruar të thërrasë kapitenin për ndihmë. Megjithatë, duke qenë se ai gjithashtu nuk ishte në gjendje të bindte kreun e qeverisë shqiptare për të mbajtur maskën FFP2, ndërhyri policia federale dhe bëri shoqërimin e kryeministrit shqiptar.
Megjithatë, duke qenë se kapiteni gjithashtu nuk ishte në gjendje të bindte kreun e qeverisë shqiptare për detyrimin e përgjithshëm për të mbajtur një maskë FFP2 ose një maskë kirurgjikale në vend të një maskë pëlhure, Rama u shoqërua nga policia federale.

Vetëm pasi u bind nga një punonjës të Ministrisë së Jashtme Federale të thirrur me ngut në sallën e Senatorit, Rama më në fund pranoi të zbatonte rregulloret e parashikuara për korona, si të gjithë pasagjerët e tjerë në bordin e Lufthansa.
Linja ajrore i mundësoi kryeministrit dhe delegacionit me 10 anëtarë një linjë tjetër udhëtimi për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“U hoq një gjobë e mundshme për shkelje të detyrimit për të mbajtur maskë në bord. Shefi i Lufthansa-s, Carsten Spohr, së fundmi e përmendi incidentin në një intervistë në Spiegel. Edhe pse shefi i linjës ajrore nuk e përmendi emrin Ramas, ai theksoi se nuk kishte asnjë trajtim preferencial kur bëhej fjalë për detyrimin për të mbajtur maskë – as për një kryetar qeverie”, shkruan Spiegel.