Skip to content
Të Gjitha

S’ka më grevë pedagogësh te Shkencat Sociale, nesër nis mësimi normalisht

· 1 min lexim

Fakulteti i Shkencave Sociale i ka dhënë fund grevës tre ditore të pedagogëve.

Asambleja e Përgjithshme e Fakultetit të Shkencave Sociale vendosi që ditën e enjte procesi mësimor do të rifillojë normalisht.

Pedagogët e këtij fakulteti kanë qenë në grevë prej tre ditësh ku kanë kërkuar që të rrëzohet ligji për Arsimin e Lartë, sikurse kolegët e tyre të “Filologjikut”.

Ndërkohë kujtojmë se pas mbledhjes së jashtëzakonshme nga personeli i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, dekani i FHF, Sabri Laçi në një deklaratë për media këtë javë pedagogët e këtij fakulteti do të zhvillojnë protestë, deri në shfuqëzimin e Ligjit për Arsimin e Lartë.