Skip to content
Të Gjitha

Si do të jetë koha? Parashikimi i motit për sot, e enjte 5 nëntor 2020

· 1 min lexim

Më poshtë po ju njohim me parashikimin e motit për ditën e sotme në vendin tonë.

Pas disa ditëve me mot të kthjellët dhe diell sot pritet një përkeqësim i kushteve atmosferike për vendin tonë.

Moti pritet të nis i vranët që në orët e para të 24-orëshit, shoqëruar me reshje shiu të dobëta lokale.

Nga orët e mesditës deri në ato të pasdites, vranësirat në zonën e qendrës dhe atë të Jugut do të shoqërohen, me reshje shiu të herëpashershme në formën e shtrëngatave dhe lokalisht stuhi afatshkurtra.

Në zonën e Veriut do të ketë edhe kthjellime, ndërsa vranësirat duke nisur nga orët e mbrëmjes fillojnë të shpërbëhen dhe moti do të jetë kryesisht i kthjellët.

Image

/GazetaReforma.com/