Skip to content
Të Gjitha

Shtyhet sërish seanca për “Escobarin e Ballkanit”, zbulohet arsyeja

· 1 min lexim

Seanca për Klement Balilin, ose të ashtuquajturin “Escobarin e Ballkanit”, është shtyrë sërish.

Sipas “Neësbomb”, shkak për shtyrjen është bërë kërkesa e avokatit të tij, Sokol Hazizaj, i cili kërkon më shumë kohë për t’u njohur me aktet. N

dërkohë seanca e radhës do të mbahet pas dy javësh.

Balili është i dënuar për akuzat, “Trafikim i lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim dhe moskdeklarim, fshehje ose deklarim të rremë të pasurisë” dhe “Pastrim të produkteve të veprimtarisë kriminale”.

Ai u dorëzua në polici tre muaj më parë, ku u shoqërua nga Drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu.

“Escobari i Ballkanit” pritet të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë, pas vendimit të Krimeve të Rënda me 10 vjet heqje lirie.

Kujtojmë këtu se Klement Balili ka qenë për 2 vite Drejtor i Transporteve në Sarandë, pas emërimit nga LSI-ja në 2016-ën.

Balili ishte në kërkim nga policia greke dhe DEA, pas kapjes së 700 kg kanabis në një prej ishujve grekë.