Skip to content
Të Gjitha

Shtyhet procesi kundër Admir Murataj/ Prokuroria nuk disponon certifikatën e vdekjes

· 1 min lexim

Seanca gjyqësore për vrasjen e Admir Murataj edhe ditën e sotme është shtyrë dhe shkak është bërë certifikata e vdekjes.

Gjykata e Krimeve të Rënda i ka dhënë dy javë kohë Prokurorisë që të përgatisë dokumentacionin  e plotë për vrasjen e Muratajt dhe ditën e sotme do të niste zyrtarisht seanca, mirëpo sipas organit të akuzës, Mjekësisë Ligjore i është dërguar kërkesë për certifikatën, por ende nuk kanë mundur ta marrin.

Akt ekspertimet dhe certifikata e vdekjes së Admir Muratajt nuk janë në dorën e Prokurorisë dhe kjo është arsyeja që ende nuk është bërë pushimi i çështjes ndaj tij.

Admir Murataj është vrarë gjatë përpjekjes për t’u arratisur pas super grabitjes që u bë në 9 prill në Aeroportin e Rinasit.

Ende nuk dihet në qoftë se atë e ka vrarë policia apo shokët e tij dhe pikërisht për këtë arsye, Gjykata e Krimeve të Rëna është duke kërkuar të gjitha akteksperitmet dhe mbi të gjitha certifikatën e vdekjes.