Skip to content
Kryesore

Shqiptari i arrestuar në Kolumbi, roli i tij në Kartelin Ballkanik

· 1 min lexim

Policia kolumbiane ka arrestuar Almir Gjidiaj, 33 vjeç, nga Tropoja, i cili akuzohet nga autoritetet shqiptare për trafikim armësh. Gjidiaj u kap në një hotel në ishujt Rosario, pasi tentoi të arratisej kur policia ndërhyri për ta arrestuar.

Pas shkëmbimit të informacionit me Interpol, u zbuluar se ai ishte në kërkim nga Shqipëria.

Gjidiaj drejtonte logjistikën dhe transportin e armëve të zjarrit me rreze të mesme dhe të gjatë për tregun e zi, armë që përdorej nga grupe mafioze shqiptare të lidhura me Kartelin Ballkanik, i cili ka lidhje me Mbretërinë e Bashkuar.

Ai është pjesë e të njëjtit grup me Admir Tutaj, i cili u arrestua në gusht të vitit të kaluar dhe u ekstradua në Shqipëri.