Skip to content
Të Gjitha

Shqiptarët e bllokuar në Varshavë, MEPJ njofton se të gjithë janë kthyer në Shqipëri me “charter” sot

· 2 min lexim

Pas lajmit se në aeroportin e Varshavës, Poloni u bllokuan disa shqiptarë që prisnin të largoheshin, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka lajmëruar se ata u rikthyen në Shqipëri me “charter” këtë mëngjes.

Në njoftim thuhet se Polonia ka ndryshuar në mënyrë të papritur, regjimin e hyrjes së qytetarëve shqiptarë në Poloni.

“Për shkak të këtij ndyshimi, ditën e shtunë, më 15 gusht 2020, qytetarë shqiptarë, të cilët u nisën në udhëtim drejt aeroportit të Varshavës me linjën ajrore të Kompanisë Polake, LOT Airline, nuk janë lejuar, që të hyjnë në Poloni.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Poloni në komunikim të ngushtë me disa shtetas të bllokuar në aeroportin e Varshavës, u vu menjëherë në komunikim me autoritetet vendase dhe me drejtuesit e kompanisë ajrore LOT Airline duke arritur të bëhej e mundur vendosja e një avioni charter në dispozicion të shtetasve, për t’i rikthyer në atdhe, sot, e diel, 16 gusht 2020, herët në mëngjes”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i MEPJ

Njoftim lidhur me moslejimin e qytetarëve shqiptarë në Aeroportin e Varshaves

Në mënyrë të papritur, Polonia ka ndryshuar regjimin e hyrjes së qytetarëve shqiptarë në Poloni.

Për shkak të këtij ndyshimi, ditën e shtunë, më 15 gusht 2020, qytetarë shqiptarë, të cilët u nisën në udhëtim drejt aeroportit të Varshavës me linjën ajrore të Kompanisë Polake, LOT Airline, nuk janë lejuar, që të hyjnë në Poloni.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Poloni në komunikim të ngushtë me disa shtetas të bllokuar në aeroportin e Varshavës, u vu menjëherë në komunikim me autoritetet vendase dhe me drejtuesit e kompanisë ajrore LOT Airline duke arritur të bëhej e mundur vendosja e një avioni charter në dispozicion të shtetasve, për t’i rikthyer në atdhe, sot, e diel, 16 gusht 2020, herët në mëngjes.

Ftojmë të gjithë shtetasit shqiptarë të cilët presin të ndërmarrin udhëtim drejt shtetit polak që të informohen mbi ndryshimet në regjimin e lëvizjes përpara çdo veprimi tjetër, në faqen zyrtare të aeroportit.