Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shqipëria dhe Kosova ndër vendet me përdorimin më të lartë të Inteligjencës Artificiale në Europë, lënë pas fqinjët dhe mesataren e BE-së

13:44 04/05/2026
Reading Time: 2 min lexim

Shqipëria dhe Kosova po renditen ndër vendet europiane me përdorimin më të lartë të inteligjencës artificiale gjeneruese në punë, duke tejkaluar mesataren e Bashkimit Europian dhe duke lënë pas pjesën më të madhe të rajonit.

Sipas Anketës Europiane për Kushtet e Punës, të publikuar në fund të prillit, rreth 12% e punonjësve në BE deklarojnë se përdorin AI në punën e tyre. Por grafiku i raportit tregon se Kosova dhe Shqipëria janë dukshëm mbi këtë nivel.

Kosova renditet e shtata në Europë, me 20% të punonjësve që përdorin AI, pas Luksemburgut me 25%, Zvicrës me 24%, Suedisë dhe Norvegjisë me 21%, si dhe Belgjikës e Danimarkës me 20%.

Shqipëria renditet e 11-a, me 18% të punonjësve që raportojnë përdorimin e AI në punë. Ky nivel është i njëjtë me Gjermaninë, Austrinë dhe Finlandën, ndërsa është vetëm pak më poshtë se Holanda, ku treguesi arrin në 19%.

Në rajon, diferenca është e fortë. Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Bosnjë Hercegovina renditen në fund të Europës, me vetëm 3% përdorim, ndërsa Mali i Zi arrin në 10%. Edhe Greqia dhe Italia, dy vende ku jeton një pjesë e madhe e emigracionit shqiptar, kanë përdorim të ulët, në vetëm 5%.

AI është një lloj inteligjence artificiale që krijon përmbajtje të re, si tekste, imazhe, kode apo audio, duke u bazuar në modele të mësuara nga të dhëna ekzistuese. Ajo po përdoret gjithnjë e më shumë në shkrim, marketing, programim, dizajn dhe profesione të tjera me bazë njohurish.

Raporti thekson se përdorimi i këtyre mjeteve është më i lartë te burrat sesa te gratë dhe më i përhapur te punonjësit e rinj krahasuar me grupmoshat më të mëdha. Kjo lidhet me njohjen më të madhe që brezat e rinj kanë me teknologjitë dixhitale.

Sipas analizës paraprake të anketës, AI mund të ndihmojë në rritjen e produktivitetit dhe lidhet me më pak detyra monotone, si dhe me një vlerësim më pozitiv të cilësisë së punës nga vetë punonjësit. Megjithatë, raporti nënvizon se ky përdorim është më i zakonshëm te menaxherët dhe profesionistët, kategori që zakonisht kanë më shumë arsimim dhe autonomi në punë.

Gjetjet tregojnë gjithashtu një ndarje dixhitale mes brezave dhe niveleve arsimore. Punonjësit më të moshuar dhe ata me më pak aftësi dixhitale mund ta kenë më të vështirë të përshtaten me këto teknologji në vendin e punës.

Anketa Europiane për Kushtet e Punës 2024 bazohet në 36,644 intervista ballë për ballë në 35 vende. Ajo zhvillohet rregullisht që nga viti 1990 dhe shërben si një nga instrumentet kryesore për të matur cilësinë e punës dhe ndryshimet në tregun europian të punës.

Të tjera

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet
Kryesore

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Studentët shqiptarë në Shkup do të dalin sërish në protestë më 18 maj, për të kërkuar të drejtën që provimi...

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik
Kryesore

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Kupa e Botës 2026 pritet të jetë edicioni më i madh në historinë e futbollit, por bashkë me spektaklin dhe...

22:20 14/05/2026
Para
Skandal në QSUT, konkursi për mjekë përmbyset për emërim të paracaktuar

Skandal në QSUT, konkursi për mjekë përmbyset për emërim të paracaktuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

22:20 14/05/2026
Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

14:22 09/05/2026
RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

18:48 08/05/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.