Skip to content
Politikë

Shqipëri-Kosovë mbledhje të përbashkët parlamenti, ja kur do mbahet

· 1 min lexim

Parlamenti i Shqipërisë dhe ai i Kosovës do të mblidhen më 20 dhjetor në orën 11:00 në sallën e seancave plenare të parlamentit të Kosovës, për një seancë të përbashkët.

Axhenda e mbledhjes ende nuk është bërë publike, por sipas burimeve pranë parlamentit të Kosovës, pritet që të flasin kryetarët e grupeve parlamentare të të dy vendeve.

Sa i takon pjesëmarrjes, nga Shqipëria pritet të shkojnë rreth 70 deputetë dhe nga Kosova rreth 60 deputetë.