Skip to content
Kryesore

Shpërthim me eksploziv në një lokal në Fushë-Krujë

· 1 min lexim

Në orët e para të mëngjesit, një shpërthim me lëndës plasëse ka ndodhur në Fushë-Krujë.

Policia bën me dije se nga shpërthimi janë dëmtuar xhamat e fasadës së jashtme të lokalit në pronësi të shtetasit B. T.

Grupi Hetimor, nën udhëheqjen e Prokurorisë, po punon për të zbardhur ngjarjen dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.