Skip to content
Të Gjitha

Shpërthen zjarri pranë puseve të naftës në Delvinë, kërkohet ndihmë nga ajri

· 1 min lexim

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer në Delvinë.

Sipas gazetës “Panorama”, vatra e zjarrit ndodhet në afërsi të puseve të naftës.

Ndërkohë zjarrfikësit shprehen, se po digjet ajo që ata e quajnë “mushkria e Delvinës”, më ekzaktësisht pjesa e Llakopinës dhe Sirakatit.

Për momentin në vendngjarje ndodhen 4 mjete zjarrfikëse, ndërsa për shuarjen e zjarrit po ndihmojnë edhe banorë të zonës.

Era ndërkohë po përhap flakët me shpejtësi dhe po vështirëson punën e zjarrfikësve.

Duke parë situatën, kreu i Bashkisë së Finiqit, Kristaq Kiço, ka komunikuar me Konsullatën greke në Gjirokastër, për t’i kërkuar ndihmë nga ajri.