Skip to content
Të Gjitha

Shpërthen transformatori në autostradën Tiranë-Durrës, 1 i plagosur në gjendje kritike

· 1 min lexim

Një transformator i tensionit të lartë ka shpërthyer në autostradën Tiranë-Durrës pak minuta më parë.

Mësohet se 3 persona kanë mbetur të plagosur. Policia ka dhënë edhe detajet e para lidhur me ngjarjen e rëndë, ku njëri nga të plagosurit është në gjendje kritike për jetën.

Sipas policisë, shkaku i shpërthimit të transformatorit ka qenë nga shkëndijat elektrike. Transformatori ka qenë pranë një objekti në rikonstruksion, në rrugën dytësore, në autostradën Tiranë- Durrës.

Nga shpërthimi janë plagosur rëndë tre persona, nga të cilët raportohet se njëri prej tyre është në gjendje më kritike.

Të plagosur janë punonjësit me iniciale: F.Ç., S.Ç., dhe Gj.S.  Ata janë transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim të menjëhershëm.